Ish-deputeti Gani Geci në kërkim nga policia
Pëlqej
Policia e Kosovës ende nuk e ka arrestuar ish-deputetin e parlamentit të Kosovës, Gani Geci.

Ky i fundit ka disa ditë që është në kërkim policor, pasi dyshohet se ka vrarë R.SH me armë zjarri në Skënderaj.

Këtë e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë se Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Mënyra e kërkimit të zotit Geci, është interne dhe nuk mund të japim detaje konkrete. Por, ne kemi pika kontrolli qoftë në pikat kufitare, në aeroportin ndërkombëtar, apo në trafikun rrugor” tha Zahiti për Rel.

Gani Geci është i vetmi i dyshuar për këtë vrasje dhe madje në disa deklarata ai dhe e ka pohuar se e ka kryer vrasjen, por se duhet ta bënte atë, për shkak se mund ta vrisnin. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori