Ish-agjenti tregon të vërtetën, kush e shpalli armik Gani Gecin?
Komunikata numër 59 e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kundër Gani Gecit, edhe pas 20 vjetëve nuk është zbardhur dora e cila e ka shkruajt atë.

Për këtë Komunikatë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar falje publike për Ganiun dhe familjen e tij, mirëpo ka tentuar ta hedhë “topin” diku tjetër.

Megjithatë, atij i ka reaguar Bardhyl Mahmuti dhe Jakup Krasniqi.

E reagim i ka ardhur edhe nga Naim Miftari, ish-epror i lartë i ZKZ-së, pranë UÇK-së, pastaj edhe TMK.

Ai shpreh kundërshtimin e tij, lidhur me gënjeshtrën e radhës, që e quan ai, të presidentin Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë rrena dhe dallavere për Komunikatën numër 59, ku ish-ushtari Gani Geci dhe familja e tij, cilësohet si bashkëpunëtor i armikut serb. Unë kam thënë edhe gjatë luftës dhe pas luftës edhe sot, se ajo Komunikatë e shkruar nga dora vet e Hashim Thaçit është e rrejshme e qëllimshme. Qëllimi ka qenë vëllavrasja ndër luftëtar në Drenicë dhe motoja përçaj e sundo, pra lojë me komandantët e Drenicës, që deri diku Thaçi ia ka arritë qëllimin se që 20 vjet luan ping-pong me komandantë të Drenicës e më gjerë”, thotë Miftari.

Miftari thotë se vëllavrasje në Dukagjin i ka sjell Thaçi ku edhe sot vazhdojnë vrasjet në mes UÇK-së dhe njerëzve të FARK-ut.

E këtë, thotë se e ke mbjellë dhe sjellë pikërisht Hashim Thaçi.

“Gënjeshtra, konspiracioni, xhelozia dhe ikja nga përgjegjësia është virtyt edhe traditë familjare e Hashim Thaçit”, shton ai.

“Komunikatat e lëshuara shumica vinë nga “Banhofet” e Araus, dhe e disa qyteteve tjera zvicerane, që janë vepër dhe kontribut e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Ali Ahmetit, Azem Sylës e deri diku edhe e Kadri Veselit. Një shpjegim i vjetër i presidentit Ibrahim Rugova, informacion i marr nga BND gjermane, ku thotë se ka njerëz të UÇK-së që munden me qenë dorë e zgjatur e UDB-së është mëse e vërtetë, dhe fjala ka qenë pikërisht për Hashim Thaçin dhe njërin nga vëllezërit e tij, i cili ishte bashkëpunëtor vullnetar 100% i UDB-së dhe DBS dhe se ky klan rreth Thaçit që ka edhe persona tjerë afër tij e dëmtuar UÇK-në më shumë sesa vet Serbia dhe kundërshtarët e tjerë të çlirimit të Kosovës”, thotë Miftari.

Sipas tij, Ibrahim Rugova e ka deklaruar se do të ishte gabim trashanik po u lejua Hashim Thaçi me marr pushtetin në dorë, duke shtuar se, tash fatkeqësisht at pushtet Thaçit ia dha LDK-ja e Isa Mustafës.

“Edhe tentimi sot, dhe arsyeja e Thaçit për ndarjen e Kosovës me Serbinë i ka burimet nga dosjet e bashkëpunimit me UDB-në dhe me DGSE franceze, ku shumë vrasje politike dhe vrasje të komandantëve kryesor të UÇK-së e mbajnë vulën dhe doren e Hashim Thaçit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij sot, e dikur njerëz të Ivica Stanishiqit dhe Bozhidar Spasiqit”, përfundon Miftari.
Shtuar më 15/02/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori