Ish-agjenti jep detaje të tmerrshme për Baton Haxhiun
Ish anëtari i shërbimit inteligjent të Kosovës, Naim Miftari, duke folur lidhur me deklaratat e Sali Berishës i cili akuzoi Thaçin dhe Haxhiun si miq në ndarjen e Kosovës, ka thënë se Berisha ka të drejtë në ato akuza dhe kjo vjen për shkak se Berisha ka qenë shumë vite njeriu kryesor i pushtetit shqiptar dhe ka pasur qasje në shërbimin inteligjent ushtarak dhe SHISH, prandaj sipas Miftarit, deklaratat e Berishës janë fjalë shumë serioze.

Ai gjithashtu thotë se edhe ZKZ G2 (Zbulimi dhe kundër Zbulimi usharak), Policia e Kosovës dhe SHIK, në të cilin edhe ai vet bënte pjesë, ka të dhëna të tilla,raporton bota sot.

“Sali Berisha kur i përmend lidhjet e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut dhe Serbisë për ndarjen e Kosovës, ka të drejt plotësisht. Mos të harrojmë se Sali Berisha ka qenë shumë vite njeriu kryesor i pushtetit shqiptar dhe ka pasur qasje në shërbimin inteligjent ushtarak dhe SHISH, prandaj janë fjalë shumë serioze.

Atë e arsyetoj se edhe të dhënat tona nga ZKZ (G2) e UÇK dhe TMK, pastaj policisë të Kosovës dhe SHIK-ut se nuk ka kurrfarë dyshimi se Baton Haxhiu ka qenë para luftës bashkëpunëtor dhe postier koordinator i Ivica Stanishiçit, kryeshefit të UDB-DBS Serbe, ndërmjetësues i takimeve në Brezovicë nga shefi i UDB dhe ish liderëve komunistë shqiptarë të Kosovës, pra Batoni ka qenë i rëndësishëm dhe është edhe sot i rëndësishëm edhe për UDB(BIA) dhe mik i profesionit të Hashim Thaçit”, ka thënë Miftari.

Ai thotë se presidenti Thaçi është rekrutuar si agjent nga DSGE franceze.

“Dihet mirë se lidhjet e presidentit tonë me qarqet dhe diagramet serbe është edhe i trashëguar familjarisht. Mos të harrojmë se para luftës dhe gjatë luftës, vëllai i presidentit tonë ka qenë agjent i UDB-KOS dhe ka dëmtuar bukur shumë UÇK-në dhe njerëzit kryesor të luftës të cilit ju kishin vrarë njerëzit kryesor të luftës, pastaj përmes ndikimit direkt të UDB në DGSE Franceze presidentin tonë e kishin rekrutuar DGSE përmes agjentit dhe shefit edhe sot të Hashim Thaçit, Denjear Arnaud i cili është dhëndër serb, kurse zyrtarisht sot është parlamentar evropian (Arnaud nuk ka votuar për liberalizimin e Kosovës) dhe këshillon edhe Vuçiçin edhe Thaçin”, ka shtuar ai.
Shtuar më 09/12/2018, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori