“Ka vdekur po nuk më keni ngushëlluar!” Ç’po ndodh? Flor Mumajesi zhduk këngët e tij më të shenjta (VIDEO)

Mungesa e Flor Mumajesit në muzikë dhe në skenat shqiptare prej kohësh diskutohet si në media ashu edhe nga ndjekësit.

Këngëtari ka bërë një rikthim, nëse mund të quhet i tillë, në Instagramin e tij, por së fundmi ai ka qenë i çuditshëm.

Flori tregon se ka vënë në provë ndjekësit duke fshirë këngët e tij më të shenjta nga YouTube dhe shprehet se së shpejti do të sigurohet që të fshihen nga çdo platformë. Por i zhgënyer ai tregon se mungesa e këtyre këngëvë nuk është vënë re dhe kjo e ka bërë të mos ndihet mirë.

“Me fjalë të vogla, Plas, Thjesht të du, ka tre javë që nuk janë më në YouTube. As Me sy mbyllur nuk është më në YouTube. Pastaj lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme, në fakt ka vdekur po nuk më keni ngushëlluar. Çdokush në vendim tim do ndihej keq nëse këngët më të shenjta nuk vihen re se nuk janë më”, shprehet ai duke “ndëshkuar” në një farë mënyre fansat.

Por për fat të mirë Flori ka thënë se ai mund të këndojë sërish dhe bashkë me këngët nuk po zhduket edhe ai./albeu.com/