Isa për kryeministër?
Disa degë të LDK-së në Prishtinë duan që marrëveshja kornizë e nënshkruar nga blloku të ndryshojë dhe i nominuari si kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje të jetë Isa Mustafa.

Anëtarët e këtyre degëve, sipas gazetës "Tribuna", assesi nuk po pajtohen me vendimin e mëhershëm të Kryesisë qendrore të partisë, e cila ka hequr dorë nga pozita e Kryeministrit, duke ia lënë këtë pozitë një partie të katërt për nga numri i votave në vend, AAK-së.

Një përfaqësues i LDK-së nga dega e Kodrës së Trimave i ka thënë gazetës se nuk është e drejtë që i nominuari për kryeministër të jetë Ramush Haradinaj, pasi partia e tij ka dalë forca e katërt politike në vend.

Ky përfaqësues paralajmëron se duke qenë se LDK-ja ka dalë forca e dytë politike në vend, është e padrejtë të ketë atë pozitë në marrëveshje./albeu.com/

Shtuar më 19/10/2014, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori