Isa Mustafa synon të bëhet President i Kosovës (VIDEO)
Dëshirë e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.

“Është një nder i veçantë që dikush me e mbyllë karrierën e vet politike me një përgjegjësi të tillë, mirëpo unë nuk jam ai që mund ta bëjë veten president e as nuk do ta imponoj veten si president”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.
Shtuar më 17/10/2019, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori