Sa vjeç mbushi? Elhaida Dani feston ditëlindjen, a mori një urim nga partneri që u përfolën për ndarje (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka festuar përvjetorin e saj të lindjes. Elhaida e cila u rikthye në vëmendje nëpërmjet pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars” mbushi 30 vjeç.

Ajo fitoi edhe dashurinë në këtë program, balerinin Ledian Agalliu. Urimi i munguar për ’14 shkurt’ nxiti aludimet se këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Por jo, menjëherë pas këtyre aludimeve, çifti reaguan duke përmendur njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Dhe me sa duket çifti ka “zënë mend” nga urimi i munguar për Shën Valentin dhe nuk ka përsëritur sërish të njëjtin gabim. Këngëtarja Elhaida Dani feston sot ditëlindjen dhe urimi kësaj here nga Lediani erdhi në rrjetet sociale. “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai shoqëruar me një emoji zemër, krahas një fotoje nga një festë private.