Isa Mustafa nuk ka qeverisur mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të ruajë komunat ku aktualisht qeverisë, por edhe do të fitojë komuna të tjera në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i PDK-së Basri Musmurati në një intervistë për Epokën e Re.

“Në të gjitha këto komuna ku deri më tash kemi qeverisur nuk e kemi problem fitoren. Përveç tyre, i kemi edhe disa komuna të tjera në të cilat kemi potencial për të fituar”, ka thënë Musmurati.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së është tejet i bindur për fitoren e kësaj partie në kryeqytet, ndërsa në mesin të muajit gusht do të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë komunash. Shumë prej të cilëve do të jenë kandidatët aktual që ka kjo parti.

“Për të fituar këtë komunë PDK-ja i ka gjasat shumë reale. Jam i bindur se do të fitojmë për arsye se kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nuk ka qeverisur mirë”, ka thënë Musmurati, duke shtuar se fitorja në Prishtinë do të arrihet pa koalicion me ndonjë parti tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2013, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori