Isa Mustafa mund të kandidojë për president
Isa Mustafa ka mohuar se LDK-ja e ka kandidatin e saj për President të ardhshëm. Ai ka thënë se partia e tij ende nuk e ka diskutuar ndonjë kandidat të mundshëm përfshirë edhe emrin e tij. "Nuk kemi biseduar ende për kandidatin. Kjo është cështje e rëndësishme. Do të gjejmë mënyra për ta gjetur një kandidat të përshtatshëm. S'kam menduar as për veti apo për ndonjë tjetër" ka thënë Mustafa për Rtv21.

I pyetur për raportet me ish Presidentin Sejdiu, Mustafa ka thënë se ka raporte të mira me të dhe nuk ka ndonjë rivalitet. "E kemi mbyllur vitin e kaluar këtë etapë. S'ka kurrfarë rivaliteti. E di që ka interesa të grupeve të caktuara që ta paraqesin LDK-në jo stabile dhe se është e mbytur nga fraksionet, por kjo nuk qëndron" ka thënë Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori