Isa Mustafa kundër kryeministrit konsensual
Pëlqej
Atifete Jahjaga ka ftuar të besedojë krerët e partive politike në vend.

Pasi takoi zyrtarët e lartë të PDK-së, Jahjaga ka takuar edhe Isa Mustafën nga LDK-ja.

Bëhet me dije se pasi ka marrë vesh për idenë e kryeministrit konsensual, Mustafa nuk ka qenë dakord për një ide të tillë.

Lideri i LDK-së e ka kundërshtuar idenë e një kryeministri konsensual, duke thënë se kryeministri duhet të jetë i zgjedhur nga populli.

"Nuk mund të flitet për kryeministër konsensual. Kryeministri duhet të jetë i zgjedhur i popullit”, ka thënë Mustafa.

Pas takimit me Isa Mustafën, presidentja ka nisur të bisedojë me një përfaqësues të Listës Serbe.

Ndërkaq, në rradhë janë edhe përfaqësues të partive në koalicion, të AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën. /albeu.com/


Shtuar më 29/09/2014, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori