Isa Mustafa, kreu i ri i LDK-së
Pëlqej
Isa Mustafa
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vendosur me votën e tyre që Isa Mustafa të jetë kryetar i LDK-së në katër vitet e ardhshme. Kuvendi i VII zgjedhor i LDK-së u zhvillua ditën e sotme, ku delegatët vendosën për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse, kryetarit dhe këshillit të përgjithshëm të partisë.

Gara për të parin e partisë u zhvillua ndërmjet kryetarit të deritanishëm të partisë Fatmir Sejdiu dhe kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa pas numërimit të votave, ky i fundit doli fitues i mandatit të ardhshëm të kreut të LDK-së.

Isa Mustafa fitoi me 235 vota, kundrejt 124 votave për kundërkandidatin e tij Fatmir Sejdiu. (albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori