Në letrën e Isa Mustafës drejtuar
anëtareve të
Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, propozohet që Osmani të lirohet nga
pozita e nënkryetares së partisë si dhe anëtares së kryesisë së kësaj partie. Propozim ky i cili pritet që të votohet ose kundërshtohet nga ana e
anëtareve të
Këshillit të LDK-së.
"Zëri", ka siguruar letrën e plotë që Mustafa e ka adresuar tek anëtaret e
këshillit të partisë që ai udhëheq.
Në vend të
Vjosa Osmanit në këto
pozita të cilat drejtonte deri tani ajo, e ka vendosur kryeministrin Avdullah
Hoti.
Arsyeja e kësaj kërkesë të Mustafes vjen pas votës së kryeparlamentares
Vjosa Osmani kundër formimit të Qeverisë
Hoti me 3 qershor 2020
Shtuar më 20/06/2020,
ora 16:36