Isa kryeministër? Ja çfarë thotë Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar edhe njëherë liderët politikë që të reflektojnë dhe të ulen në tryezë për të folur rreth ngërçit politik dhe të gjendet një zgjidhje.

Thaçi është shprehur se mënyra më e mirë që Kosova të dalë nga kriza është vetëm diskutimi dhe arritja e një konsensusi.

"Është koha të lëvizim përpara, të ndërtojmë institucione stabile, institucione që do të punojnë në agjendën jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës”, tha Thaçi.

I pyetur rreth mundësisë së një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ku Isa Mustafa do të bëhej kryeministër, ndërsa ai do të zinte postin e presidentit, pas mbarimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi ka thënë se është kulturë të diskutohen gjërat.

Por sipas tij, askush nuk do të mund të realizojë 100 për qindëshin e asaj që aspiron, raporton Kosova Sot.

Hashim Thaçi është shprehur i bindur se vetëm me marrëveshje tejkalohet ngërçi i krijuar./albeu.com/

Shtuar më 04/11/2014, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori