Tensionohet situata në Brazil: Mbi 30,800 të infektuar brenda ditës

Brazili aktualisht është shumë pranë kalimit të Britanisë së Madhe për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Tashmë vendi i Amerikës Latine është vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia, ndërsa në vendin e parë qëndrojnë SHBA-të me më shumë se 1,9 milionë të infektuar dhe 111,394 viktima.

Të shtunën, edhe 1,005 vdekje të tjera u konfirmuar nga autoritetet e Shëndetit në Brazil, ndërsa numri i viktimave në total rritet në mbi 35,000.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend regjistroi edhe 30,830 raste të reja me koronavirus brenda ditës ndërsa totali i të infektuarve në vend rritet në 645,771.

Virusi si duket e ka pushtuar këtë vend të Amerikës Latine edhe pse presidenti Jair Bolsonaro këmbëngul që të rihapë pjesë të vendit.

Të enjten, Brazili tejkaloi numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Covid-19 në Itali dhe u bë vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave në të gjithë botën pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.


Shtuar 6.06.2020 11:09