Irinej: Serbia pa Kosovën, një i vdekur pa shpirt dhe zemër
"Toka e Kosovës është tokë serbe përsa kohë atje të ketë shenjtorë serbë dhe trashëgimtarët të martirëve të rënë".

Kështu ka thënë Irinej sot në festën e Vidovdanit.

"Përsa kohë të ekzistojë Stefani i Deçanit në Deçan patriarkana e Pejës, Graçanica e mbretit Milutin dhe Gazimestani dhe të gjithë ata që ranë për fe dhe të vërtetën kjo tokë nuk mund të jetë e askujt pos e trashëgimtarëve të tyre", ka thënë kreu i Kishës serbe, raporton KTV.

Në fjalimin e tij pas liturgjisë së shenjtë, të cilën e shërbeu në portën e Manastirit në Graçanicë, patriarku ka thënë se Serbia pa Kosovën nuk është Serbi.

"Çka është Serbia pa Kosovën? Është një i vdekur pa shpirt dhe zemër", tha patriarku serb. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2015, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori