Irinej nga Peja kërkon sa më shumë serbë të shpërngulen për në Kosovë
Patriarku i Kishës Ortodokse serbe(KOS ) Irinej ka vlerësuar se për Serbinë problemi më i madh rreth Kosovës është fakti se atje kanë mbetur pak serbë.

Ai në Patrikanën e Pejës, ku ka udhëhequr liturgjinë me të cilën filloi Kuvendi i rregullt pranveror i Kishës Ortodokse Serb, siç njofton N1, ka thënë se Kosova kaherë është e pushtuar dhe se duhet punuar më shumë për kthimin e serbëve në Kosovë.

“Në Prizren kanë disa dhjetëra serbë, kështu është edhe në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë... Ka pak dëshirë te të shpërngulurit për t’u kthyer shtëpitë e veta, ata që duan të kthehen nuk kanë ku, sepse shtëpitë dhe prona u janë shkatërruar e uzurpuar. Tani më e rëndësishmja është te qëndrimi dhe jetesa e atyre që kanë mbetur në Kosovë”, ka thënë Irinej.
Shtuar më 30/04/2018, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori