Irinej: Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë
Patriarku serb Irinej ka theksuar se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë. Ai ka shfaqur shpresën se Qeveria serbe nuk do të bëjë asnjë gjest për të hequr dorë nga “nga krahina jugore”.

"Populli serb këtë kurrë nuk do ta pranojë. Historia jonë, kultura dhe shpirti ynë janë pashkëputshëm të lidhur me atë hapësirë", ka thënë Patriarku Irinej Bulovic për gazetën serbe “Novosit”

Irinej ka theksuar se "nuk e di nëse ndërrimi i kushtetutës serbe do të bëhet për shkak të Kosovës, por Kosova nuk bën të ndahet nga Serbia. Nëse ndodh kjo, atëherë do të ndodhë përçarja më e madhe ndërmjet fqinjëve, dhe nuk do të sillte asnjë të mirë. Populli serb nuk do të heqë kurrë dorë nga Deçani, Graçanica", ka deklaruar patriarku serb Irinej. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori