Irinej ka frikë se me Kosovën në UNESCO Serbia do të humbasë manastiret
Nisma më e fundit e Kosovës për të qënë anëtare në UNESCO ka bërë të flasë edhe kreun e Kishës Ortodokse serbe, Patriarkun Irinej.

Në një deklaratë për të përditshmen serbe "Vecernje novosti", ai ka thënë se perëndimorët, SHBA dhe BE, po e marrin shenjtërinë e popullit serb, duke aluduar në manastiret ortodoks në Kosovës, përcjell lajmi.net.

Irinej ka shfaqur shqetësimin duke u bazuar në faktin se shumica e monumenteve kishtare, që Serbia pretendon t’i takojnë Kishës Ortodokse serbe, gjenden jashtë shtetit, dhe si rrjedhojë mund t’i merren, siç ka thënë ai, popullit serb. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2015, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori