Irinej falenderon Rusinë: Kosova, vend i shenjtë për serbët
Patriarku serb, Irinej, ka falënderuar Rusinë për përkrahjen Serbisë që Kosova të mos pranohet në UNESCO duke shtuar se për serbët, për të cilët Kosova është vend i shenjtë, kjo ngjarje ka domethënie shumë të rëndësishme.

"Kosova për serbët është vend i shenjtë, e lyer me gjak të atyre që kanë mbrojtur shenjtoret nga armiqtë. Ajo që ka mundur të ndodhë tani me Kosovën do të ishte kurora e të gjitha fatkeqësive", ka thënë ai për "Sputnjik", përcjell Koha..

Irinej ka shtuar se, Serbia falënderon të gjitha vendet që e kanë përkrahur në UNESCO e rol të madh këtu, ka thënë ai, kanë luajtur Rusia, presidenti i saj Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm Sergej Lavrov. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori