Çfarë po ndodh në Ambasadën e Iranit në Tiranë pas ultimatumit të Ramës? Tym dhe flakë në godinë

Vetëm pak orë pas ultimatumit 24 orësh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama, Ambasada e Iranit në vendin tonë ka filluar boshatisjen e zyrave.

Por ajo që vihet re është se nga godina e Ambasadës së Iranit, është parë të ketë tym dhe flakë,.

Sipas asaj që raportohet në media, diplomatët iranianë po djegin dokumentat.

Qeveria e Shqipërisë vendosi të dëbojë diplomatët iranianë, pasi ka dyshime të forta se pas sulmeve kiberenetike në institucionet shqiptare qëndron Irani.

Ndërkohë në një reagim Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, e quajti sjelljen e Shqipërisë një komplot, duke shtuar se me këtë veprim i janë bashkuar SHBA-së dhe Izraelit.