Deputeti i PS, në gjendje të rëndë shëndetësore
IPK “injoron” rekomandimet e hetuesve për suspendimin e Sahitit, prokurorja pishman për hetimin
Pëlqej
Pa kaluar as 24 orë prej se Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ky institucion ishte bërë pishman, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pas ndërrimit të cilësimit nga dëshmitar në të dyshuar, prokurorja e rastit, Rukije Shasivari, kishte thënë se “ka qenë e ndikuar” për ta cilësuar si të dyshuar, pasi që ajo nuk ishte e sigurt nëse Sahiti ishte përfshirë në rrahjen e drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

Videoja nga kjo rrahje është bërë publike. Aty shihet qartë forca që e kishte përdorur Sahiti.
Por në shkresën e Prokurorisë se Shtetit, të cilën e ka gazeta, prokurorja ka deklaruar se “nuk është e sigurt nëse Sahiti është i dyshuar”.

Një shkresë e tillë e ka pasivizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të marrë masa ndaj Sahitit. Ani pse ligjërisht IPK-ja nuk është e obliguar të marrë autorizime nga Prokuroria për të rekomanduar masa ndaj një zyrtari policor, ushtruesja e detyrës se IPK-së, Miradije Kelmendi, nuk i ka zbatuar kompetencat e saj ligjore duke u bazuar në dyshimet e prokurores.
Shtuar më 21/02/2018, ora 07:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori