IP tregon sa gjoba ka vënë ndaj pronarëve që shfrytëzojnë punëtorët
Pëlqej
Gjatë periudhës janar-shtator 2017, Inspektorati i Punës ka kryer mijëra inspektime në vende të punës ku ka gjetur disa shkelje të cilat kryesisht lidhen me sektorin privat, e ku Ligji i Punës duket se nuk respektohet. Në shumë vende të punës janë gjetur punëtorë pa kontrata pune.

Për këto shkelje ekzistojnë masa ndëshkimore dhe gjoba të cilat i shqipton Inspektorati i Punës.

Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Valon Leci, ka bërë të ditur për Indeksinonlinen se pas afatit të caktuar për eliminimin e shkeljeve në sektorin privat, janë legalizuar 901 punëtorë që kishin vepruar ilegalisht.

Tutje, Leci ka sqaruar se në periudhën janar-shtator të këtij viti, gjoba u janë shqiptuar 143 punëdhënësve që nuk kishin respektuar dispozitat juridike.

“Nga janari në shtator 2017 janë realizuar 5213 inspektime dhe janë inspektuar 24026 të punësuar. Shkelje më shumë ka në sektorin privat dhe pikërisht në këtë sektor janë gjetur edhe të punësuarit pa kontrata pune.

Në këtë rast IP ju jep afat të caktuar ligjor për eliminimin e shkeljeve të dispozitave juridike. Si efekt i kësaj gjatë periudhë janar-shtator 2017 janë legalizuar 901 ngase kanë qenë duke punuar në mënyrë informale. Përpos vërejtjes me shkrim e cila u jepet punëdhënësve të cilët nuk respektojnë dispozitat juridike, IP shqipton edhe gjoba si masë ndëshkimore. Gjatë kësaj periudhe IP ka shqiptuar 143 gjoba”, ka thënë Leci.

Për të evituar parregullsitë në zbatimin e Ligjit të Punës, Leci ka deklaruar se IP kryen inspektime të vazhdueshme nëpër vende të punës si në sektorin publik, ashtu edhe privat.

Ai ka shtuar se IP ka hartuar plan strategjik, ku janë fokusuar në sektorët që janë gjetur shkelje të shumta siç është sektori i ndërtimtarisë.

Bazuar ne inspektimet ne terren te kryera nga Inspektoret e Punës, Ligji i punës është duke u zbatuar relativisht mire dhe kjo është konsekuence edhe e punës qe bene çdo dite pune Inspektorati i Punës ne terren. Si shembull mund te merret raporti i punës se IP-se ku

“Me qëllim të mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së legjislacionit dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të palëve që bien në këtë domen, IP ka ndërmarrë hapa konkret, siç janë inspektimet e rregullta, inspektimet e përsëritura, inspektimet sipas parashtresës së palëve dhe inspektimet në bashkëpunim me institucionet tjera që kanë mandat mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së legjislacionit.

Për më tepër, IP ka hartuar plane pune strategjike por edhe plane pune të zbërthyera në nivel të vitit, muajit dhe deru në nivel të ditëve konkrete. Këto planë janë të bazuara në analizën e rrezikshmërisë dhe janë të fokusuara në sektorët ku gjatë inspektimeve paraprake janë konstatuar shkelje të shumta siç është rasti me sektorin e ndërtimtarisë”, ka deklaruar Leci.

Ndryshe, IP dhe MPMS në bashkëpunim me partnerët social organizon fushata vetëdijesimi për t`i informuar qytetarët për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga legjislacioni në fuqi, si dhe për dëmtimet e tyre në rast të shkeljes së këtij legjislacioni.
Shtuar më 07/10/2017, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori