IOM dhe Klinika e Linkopingut ndihmojnë QKUK-në me ultrazë
Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot pranoi donacion, aparatin e ultrazërit për fshikzën e urinës “Bladder Scan Ultrasound” me vlerë prej 12.450 euro.

Ky donacion u mundësua nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë (IOM) në bashkëpunim me programin mjekësorë të Qendrës Klinike Universitare në Linkoping, Suedi, në kuadër të realizimit të projektit të tyre për Kosovën.

Programi implementohet nga viti 2000 dhe ka për qëllim, edukimin, trajnimin e profesionistëve nga fusha dhe lëmi të ndryshme mjekësore, Kirurgji Plastike, Urologji Pediatrike, Kardiologji Pediatrike, Gjinekologji Onkologjike, Radiologji, Ortopedi, Kirurgji Spinale, Histopatologji,Terapi Fizikale me Rehabilitim.

Programi i ekipeve mjekësore nga Suedia, prej 2 deri më 6 shtator, do të organizojë vizitën e ekipit të profesionistëve mjekësorë nga Suedia, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Bashkëpunimi me Klinikën Kirurgjisë së Fëmijëve vijon nga viti 2005, trajnimi dhe edukimi është orientuar në trajtimin e fëmijëve me disfunksione të traktit urinarë.

Ekipi i profesionistëve nga Suedia ka dhuruar edhe donacion të tjera në paisje për diagnostifikim dhe trajtim të pacientëve me disfunksion të traktit urinarë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori