Investimet nga diaspora të injoruara nga shteti
Për këtë qëllim në vitin 2014, në Ministrinë e Diasporës është krijuar Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime në këtë Ministri, tha për Radion Evropa e Lirë se kontributi i diasporës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, por që problemet për të investuar janë të pranishme.

Investimet nga diaspora, thotë ai, duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë.

Megjithatë Dedushaj, thotë se mbi 2000 biznese të diasporës kanë investuar në Kosovë.

“Pra, Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë diasporën si një çështje të veçantë. Interesimi i diasporës është i madh për të investuar. Por, nëse Qeveria e Kosovës është e gatshme për t’i ofruar projekte konkrete diasporës, me siguri se investojnë”, tha Dedushaj.

Ndërkaq, Yll Blakaj, konsideron se është koha e fundit që institucionet e Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për diasporën, pasi sipas tij, ka indikacione se qysh gjatë dy viteve të ardhshme remitencat mund të bien ndjeshëm.

“Emocionet kanë filluar të zbehen për të dërguar remitenca”, thotë Blakaj.

“Fëmijët tanë në diasporë shikojnë të bëjnë biznese ku fitohet më lehtë dhe jo ku ngufaten në forma të ndryshme”, thekson ai.

Përveç investimeve të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, këta qytetarë dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare tek familjet e tyre.

Shuma e këtyre parave, sipas të dhënave zyrtare, për çdo vit arrin në mbi gjysmë miliard euro.
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori