Investimet, Hoxhaj: Ftesë bizneseve gjermane
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hans-Dieter Lucas.

Hoxhaj e falenderoi atë për ndihmen e vazhdueshme të Gjermanise për Kosoven tash e sa kohe. Ai vleresoi rendesine e madhe qe ka per shtetin e Kosoves dhe qytetaret e saj perkrahja e fuqishme e Gjermanise, ne konsolidimin e shtetesise dhe integrimin ne strukturat euroatlantike.

Ministri i Jashtem i Kosoves e informoi drejtorin Politik te MPJ-se gjermane per progresin dhe reformat e fuqishme qe po ndodhin ne Kosove, si dhe per angazhimin e fuqishem institucional e shoqeror per avancimin e shpejt ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian, duke theksuar vendosmerine e kosovareve per realizimin sa me te shpejte te kesaj aspirate.

Ne kete aspekt, Hoxhaj shprehu mirenjohjen e Qeverise dhe qytetareve te Kosoves per perkrahjen qe Qeveria gjermane i ka ofruar Kosoves per marrjen e udherrefyesit per liberalizimin e vizave, si dhe per perkrahjen e premtuar per permbushjen e kritereve te parapara ne kete udherrefyes, si dhe per ecjen e shpejte ne proceset pasuese drejt integrimit ne BE.

Ministri Hoxhaj kerkoi ndihmen e Gjermanise ne menyre qe Kosoves t'i mundesohet hyrja ne partnerit per paqe me NATO-n, si hap i pare drejt integrimit ne Aleancen Veriatlantike.

Drejtori Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka mirëpritur ftesën publike të ministrit Hoxhaj për bizneset gjermane që të investojnë në Kosovë, duke e vlerësuar këtë si një proces shumë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori