Investime milionëshe në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës
Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", tashmë është shndërruar në një shtëpi të ngrohtë për të gjithë studentët nga Kosova e vendet e rajonit.

Ditët më të bukura të studimeve jetohen në konvikte. Pikërisht për këtë ne kemi siguruar një ambient të ngrohtë, dhoma komode, salla të leximit, ujë i ngrohtë në çdo kohë. Vetëm në vitet e fundit menaxhmenti i kësaj qendre ka bërë shumë investime. Investimet e bëra kapin shifra milionëshe.

E tëra kjo që studentëve tu ofrohen kushte për një jetë sa më cilësore. Kemi punuar shumë, që ky ambient të bëhet shtëpia juaj e dytë.

Ne çdo vit presim mijëra studentë dhe çdo vit jemi munduar që të sjellim risi dhe mënyra që ta bëjmë çdo gjë më të lehtë. Interesimi i studentëve për të jetuar jetën studentore në konvikte është shumë i madh. Gjithsecili që i plotëson kriteret mund të bëhet banues në këtë Qendër.

Tashmë në kuadër të Qendrës së Studentëve funksionojnë me kapacitet të plotë tetë konvikte. Dhomat e tyre janë të pajisura me shtretër të rinjtë, dollap të rinj me hapësirë të mjaftueshme e frigorifer. Pas ditës së lodhshme në fakultet dhe bibliotekë, studentët kanë mundësi që të relaksohen në oborrin e Qendrës në të cilin kemi ndërtuar një amfiteatër, fusha për lojëra të ndryshme dhe krejt këto në një ambient tepër të pastër dhe me shumë gjelbërim. Kemi ndërtuar edhe një shatërvan të bukur.

Kemi bërë shumë investime edhe në mensë. Ushqimi i studentëve përgatitet në një vend të pastër, pajisje e enë të reja dhe mbi të gjitha me vlera të larta ushqyese. Qendra është 24 orë në monitorim dhe niveli i sigurisë është tejet i lartë. Të gjitha këto me çmime të përballueshme për çdo familje. Me përfundimin e vitit akademik, studentë tashmë janë larguar, por ne vazhdojmë punën dhe investimet e reja në të gjitha shtyllat e funksionimit të kësaj qendre. Viti i ardhshëm akademik do ta gjej qendrën më investime të reja.

Gjithçka e vjetër do të zëvendësohet nga e reja.
Shtuar më 09/07/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori