Bien rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 140 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës. Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 15:06