EMRI/ Përdorte sallonin e bukurisë për të shitur drogë, arrestohet parkuierja në Tiranë

Policia ka arrestuar një 50-vjeçare, Zamira Senkaj, e cila shiste në sallonin e saj të bukurisë, lëndë narkotike. Gjithashtu është shpallur në kërkim personi që fshihte lëndën narkotike në sallonin e zonjës së arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Beauty salon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Vihet në pranga 1 shtetase. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com