INTERVISTË/ Kosova rrezikohet nga investimi i Gjeneralit Wesley Clark
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Pas formimit të institucioneve shtetërore të Kosovës është rikthyer përsëri Gjenerali në pension, Wesley Clark, i cili përfaqëson Kompaninë “Envidity”, duke deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e në fushën e mineraleve energjetike .

Madje, ai ka thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por nuk ka ende vendim të institucioneve,shkruan albeu.com.

Por ndryshe mendon analisti dhe njohësi i kësaj çështje Haki Abazi. Në një intervistë për albeu.com ai ka shprehur të këqijat që i vijnë Kosovës në këtë situatë.

“Njerezit mund t’i habitë se si është e mundur që gjenralit Westli Clark t'i thuhet jo. Shpresoj të gjithë të kuptojnë që prioritet i insitucioneve duhet të jetë interesi i nacinal dhe jo kuotat e përfitimit të kompanive private, pavarëisht se nga vijnë ato. Në anën tjetër po flasim për 100 maksimum 300 vende të reja të punës që kur krahason me dëmin dhe të adhurat që një palë e tretë mund t'i përfitojë është një marrëdhenie jashtëzakonisht joprofitablile për ekonominë Kosvare. “ ka thënë Abazi për albeu.com.

Sipas tij kjo është e ngjashme me privatizimin e Ferronikelit dhe skploatimin pa kriter të burimeve natyrore duke shaktuar katastrofa mjedisore dhe ndikim në shëndetin publik përfshire dhe zhvendosjne e njerëzve dhe fshatrave e vendbanimeve të tëra që kosoton për këto gjëra i bart buxheti publik i Kosovës.

“Dmth në të gjitha aspektet Kosova është humbëse dhe jo përfituese sa i perket interesit publik dhe kjo gje nuk mund të lejohet nga asnjë qeveri. E fundit gjithashtu që projektet të tilla janë në kundershtim me direktivate BE-së dhe kriteret mjedisore dhe kjo intefereon me ambicien e Kosovës për te ecur në drejtim të Bashkimit Evropian.” ka shtuar Abazi për albeu.com.

Ai më tej ka folur edhe me detaje për rrezikshmërinë që paraqet ky investim i kompanisë së ish-gjeneralit të NATO-së, e sipas Abazit kërkesa për aplikimin e teknologjisë për gazifikimin e thëngjillit është një qasje e gabuar, e rrezikshe edhe nga aspekti medial por edhe ekonomik.

“Kjo formë e exploatiit të resurseve energjetike në këtë rast thëngjillit është me pasoja shumë të mëdha për sasitë e ujit që përdor dhe me rrezik shumë të lartë të shaktërrimit të biodervsiristetit. Sidoms kur kemi të bëjmë me hapësiera kaq tëmedha në një vend shumë të vogël.

Kosova ka gjithesej rreth 10km katrorë ndersa përkohet për 3500 dhe përgjithësisht kërkohet leje në exploatimine rezervoauarit që lidh Kosovën qendrore me pjesen e Duakgjinit dhe rezervoaurin në drejtim të Klinës dhe Pejës. Nëse shikohet kjo është lugina që do të duhej të ishte hambari i Kosovës dhe furnizuesi i vendit me ujë të pastër për pije dhe agrokuluture. “ u shpreh Haki Abazi.

Në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“Envidity Energy Kosova”, drejtohet nga gjenerali Wesley Clark. Kjo Kompani ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik (syngas), dizelit dhe kerozinës, dhe ajo fillimisht ka aplikuar për licencë që në vitin 2013./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori