INTERVISTË/ Biznesmeni i suksesshëm që i duhet asamblesë në Prizren
Zgjedhjet lokale që do të mbahen në 22 tetor janë të rëndësishme edhe në përzgjedhjen e kandidatëve për asamblenë komunale.

Edhe pse vazhdimisht flitet për kandidatët për kryetar, të mos harrojmë që asambleistët e ardhshëm do të jenë me pranë qytetarëve në 4 vitet e ardhshme.

E për këtë arsye shumë persona të suksesshëm kanë vendosur të jenë pjesë e listave zgjedhore për asamble.

Njëri nga këto lista spikat edhe biznesmeni i njohur në Komunën Prizrenit, Irfan Fusha.

Ai në një intervistë të shkurtër për albeu.com është shprehur se ka shumë projekte që do të kontribonin në jetën e qytetarëve të Prizrenit. Fusha ka thënë edhe për risinë që do të sjellë në politikën e Kosovës.

Biznesmeni i suksesshëm Irfan Fusha gjithashtu ka rrëfyer pse ka zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës dhe çfarë mendon ai për skenën politike të Kosovës.

Ai ia ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që më 22 tetor të votojnë PDK-në me numri 94 dhe Irfan Fusha me numër 7.

Më poshtë iu ftojmë të ndiqni intervistën e plotë:

Albeu.com: Kush është vizioni juaj për Prizrenin?

Irfan Fusha: Mirëqënie dhe respekt! Eshtë motoja që gjithmonë më ka udhëhequr brenda vetes. Mendoj që një qytetar duhet ta ketë një mirëqënie dhe ta ndjejë veten të respektuar. Do të përpiqem dhe do të punoj për të mirën e të gjithë qytetareve, që ky qytetar ta ndjejë veten të respektuar brenda komunitetit dhe lokalitetit ku ai jeton dhe ta ketë një mirëqenie që i garanton një jetë të dinjitetshme.

Me lejoni të ju kujtoj që në komapanine time për momentin punojnë rreth 700 puntorë. Nga këta punëtore kemi kandidatë që garojnë për Asamblenë Komunale të Prizrenit edhe nga subjektet tjera politike, ku vlen të ceket që kemi kandidate nga Partia "NISMA", "Vetëvendosje", dhe "AAK".

Kjo është edhe pjesë e vizionit tim për instalimin e një mentaliteti dhe mendësie demokratike, ku secili është plotesisht i lirë të besojë në koncepte të ndryshme politike.

Albeu.com: Në rast se fitoni çfarë ndryshime mendoni se do t’i sillni qytetarëve ?

Irfan Fusha: Më datën: 22 tetor 2017 pas fitores së PDK-së do të fillojë edhe "forca e ndryshimit". Së bashku me kryetarin z. Shaqir Totaj, do të fokusohem në prioritete dhe nevoja që i prek drejtpërdrejt qytetaret prizrenas .

Do t'i kushtoj rëndësi të veçante mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të Trashegimise Kulturore në Komunen e Prizrenit, e veçanërisht përmisimit të gjendjes në Qendren Historike të Prizrenit. Poashtu do të punojmë që të kemi furnizim me uje të pijes për 24h, më shumë hapësira të gjelberta, çerdhe më shumë e arsim e shëndetesi cilësore. Poashtu nuk do të lihet anash edhe arti, kultura dhe sporti. Si asambleist mbështjen time të plotë do ta ketë klubi i basketbollit "Bashkimi" klubi i futbollit "Liria" dhe festivali i filmit të shkurtër "Dokufest" që përkundër një organizimi të shkëlqyer është edhe mburrja e Prizrenit dhe nëse përkthehet në terma ekonomik, ky festival ka bërë "boom ekonomik''.

Albeu.com: Ju do të garoni nën flamurin e PDK-së, pse keni zgjedhur PDK-në ?

Irfan Fusha: Unë e zgjodha Partinë Demokratike të Kosoves, sepse kjo parti ishte dhe është në gjendje të deklarojë publikisht qëndrimet e saj për çështjet shqetësuese kombëtare dhe te marr vendime të rendësishme dhe jo të lehta për të mirën e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës i priu proceseve që nga Konferenca e Rambujese e deri në shpalljen e Pavarsisë së Kosovës dhe deri te ditët e sotme.

Pothuajse, cdo vendim që është marrë dhe që ka jetësuar shtetësinë e Kosovës mban nënshkrimin e ish kryetarit të kësaj partie z. Hashim Thaci. Këtë trajektore për ndërtimin e një shoqerie më të mirë për ne të gjithë ne është duke e ndjekur me plotë vetëbesim edhe kryetari i tashëm i partisë z. Kadri Veseli.

Albeu.com: Po për situatën politike në Kosovë, shkurtimisht çfarë mund të thoni?

Irfan Fusha: Mendoj që fatin e Kosovës e lakmojnë edhe shumë shtete të tjera anë e mbanë globit. Kosova ka arritur shumë që nga çlirimi i saj më 1999 deri në shpalljen e pavarësise më 2007.

Natyrisht, që sfidë për kasten aktuale politike dhe për shoqërinë në përgjithesi mbetet: sundimi i ligjit, rimëkembja ekonomike- me theks të veçante zbutja e papunësisë, normalizimi i raporteve me Serbinë, demarkacioni me Malin e Zi, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shëndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës, liberalizimi i vizave etj.

Mendoj që Qeveria e Kosovës, ka edhe shumë punë për te bërë. Une besoj fuqishëm në punën e Qeverisë së Kosovës, në punën e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe ministrave tjere. Besoj fuqishëm që forca e ndryshimit e Partisë Demokratike të Kosovës, do të vazhdojë edhe pas datës 22 tetor. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori