Intervista e Pacollit dhënë policisë në rastin “Grandi”
Gazeta Koha Ditore ka ribotuar sot intervistën e plotë të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, dhënë policisë, kur së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi kishte denoncuar në polici se i janë kërkuar 3.6 milionë euro nga Astrit Haraqija për hotelin “Grand”.


- Dëshmitarit pasi iu lexuan të drejtat e tij, ai në lidhje me rastin deklaron:

Unë Begjet Pacolli deklaroj se pozita ime momentale është zëvendëskryeministër i Kosovës. Subjektet e mia ekonomike janë të ndara nga fusha e veprimit tim që nga hyrja ime në politikë e sidomos në funksionet qeveritare. Pronësitë e mia në Kosovë kanë prejardhje ekskluzivisht nga përfitimet e subjekteve të mia jashtë vendit ku çdo blerje në Kosovë dëshmohet me transferet bankare.

Pyetje: A keni marrë pjesë në ndonjë tender të privatizimit në Kosovë?

Përgjigje: Personalisht unë jo, por subjektet e mia kanë privatizuar ndërtesën e “Farmedit” dhe ndërtesën e “Ramiz Sadikut” në Prishtinë. Ne kryesisht kemi blerë objektet pasi që pala e tretë i ka privatizuar dhe i ka ofruar në shitje.
Shtuar më 22/02/2013, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori