Basha hedh poshtë thashethemet brenda PD: Absolutisht jo e vërtetë!

“Ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë…”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë në garë që të promovohen në poste të ndryshme në parti.

Burime për “BW” kanë bërë me dije se gjatë një takimi që Basha ka zhvilluar në Pogradec, një anëtar e ka pyetur për më shumë detaje lidhur me garën brenda partisë.

Në fjalën e tij, ai është shprehur se procesi është i barabartë dhe rezultatin do ta vendosë vetëm vota e anëtarësisë.

PJESË NGA BISEDA: 

ANËTARI I PD: Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozocione në parti, është e vërtetë kjo?

LULZIM BASHA: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.


Shtuar 25.05.2021 19:21