Integrimi në BE, progresi i Serbisë varet nga dialogu me Kosovën
Progresi i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga ajo nëse Beogradi do të vazhdojë të punojë me Prishtinën, pastaj të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të zbatojë reformat ekonomike. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, mbasadori i SHBA-së në Beograd, Michael Kirby.



Kosova është një nga çështjet e rëndësishme, -vazhdon ai, por nuk është çështja e vetme e rëndësishme. “Ne themi që Serbia duhet të këtë dialog dhe marrëdhënie me Kosovën, por nuk themi se duhet edhe ta njohë. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton këtë e ka thënë qartë”, është shprehur ambasadori. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2012, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori