Presidentja e vendit, Atifete
Jahjaga mirëpriti aprovimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit
Evropian.
Në një njoftim të Presidencës lidhur me këtë thuhet se
Jahjaga konsideron se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të ketë ndikim të rëndësishëm në proceset demokratike dhe nxitjen e
reformave të brendshme, si dhe në avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke ofruar gjithashtu stabilitet për investitorët e jashtëm.
Presidentja ka shprehur mirënjohje Komisionit
Evropian dhe të gjitha vendeve anëtare të saj, si dhe shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve për të vazhduar me përmbushjen e
reformave të kërkuara nga BE./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012,
ora 17:40