Shifrat e fundit nga Italia: 195 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit Italia shënoi një ulje të madhe në viktima nga COVID-19.

Sot janë raportuar 195 viktima, shumë herë më pak nga ditët e kaluara.

Po ashtu, janë konfirmuar me virus 1 mijë e 221 pacientë të rinj.

Sa i përket numrit të të shëruarve, ata janë 1 mijë e 225 të tillë.

Nisur nga kjo situatë, edhe në Itali nisi sot zbatimi i masave lehtësuese, ku qytetarët iu rikthyen vendeve të punës. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2020 16:26