Institucionet e Serbisë do të mbijetojnë në Kosovë
Gjasat janë të vogla që të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë, thotë i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.
UNMIK-u ka deklaruar se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund të mbahen në Kosovë.

“Jam paksa i befasuar, por pa mbështetje është vështirë të organizojmë zgjedhje, sidomos në jug të Ibrit”, ka thënë Bogdanovic për Kurir.

Sipas tij, Serbia nuk mundet të bëj asgjë “me dhunë”, ndërsa shton se përkundër mos mbajtjes së zgjedhjeve, institucionet e Serbisë do të mbijetojnë në Kosovë.
“Qeveria e re do të emëroj organet të përkohshme”, thotë ai.
Shtuar më 24/03/2012, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori