Institucionet e Kosovës me 36 mijë e 158 persona të punësuar
Në draftbuxhetin e vitit 2013, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në të gjitha Institucionet Publike, përveç Komunave të Kosovës janë të punësuar, fiks 36 mijë e 158 persona. Ndërsa shpenzimet që do ti bëjnë këta njerëz gjatë një viti vetëm në paga dhe mëditje është afro 250 milionë euro.


Indeksionline publikon shpenzimet që do të kryejnë institucionet gjatë këtij viti.


Kuvendi i Kosovës ka 331 punëtorë, dhe për një vite për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 5,484,367 euro, kurse për mallra dhe shërbime 1,454,325 euro.
Zyra e Presidentit ka 89 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzoj 694,504 euro, derisa për mallra dhe shërbime 990,000 euro.
Zyra e Kryeministrit ka 628 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzoj 3,394,238, kurse në mallra dhe shërbime do ti shpenzoj 2,753,970 euro.
Ministria e Financave ka 1,661 të punësuar, në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 12,606,243 euro. Kurse në mallra dhe shërbime 7,354,169 euro.
Ministria e Administrimit Publik ka 266 punonjës derisa ata do të shpenzojnë për paga dhe mëditje 11,757,680 euro, kurse në mallra dhe shërbime 4,362,449 euro.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka 323 punëtorë. Për këta do të shpenzohen më paga dhe mëditje 1,938,509. Ndërkaq, për mallra dhe shërbime 3,023,554 euro.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka 201 punëtorë, në paga dhe mëditje do të shpenzojnë 1,076,119 euro, derisa në mallra dhe shërbime 3,432,919 euro.
Ministria e Infrastrukturës ka 266 punëtorë dhe në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 1,223,430 euro, kurse në mallra dhe shërbime 7,542,394 euro.

Ministria e Shëndetësisë ka 7,587 punëtorë, në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 44,504,985 euro, kurse në mallra dhe shërbime 42,488,799 euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka 569 punëtorë, për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 2,486,361 euro, ndërsa në mallra dhe shërbime 744,257 euro.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka 1,256 punëtorë, në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 7,420,334 euro, kurse në mallra dhe shërbime 8,599,349 euro.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka gjithsej 945 punëtorë, për ta në paga dhe mëditje, 4,139,713 euro, kurse në mallra dhe shërbime 2,886,932 euro.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka 297 Punëtor në paga dhe mëditje 1,462,831euro kurse në mallra dhe shërbime 1,307,008 euro
Ministria për Komunitete dhe Kthim ka 99 punëtorë, për ta, n ë paga dhe mëditje do ti shpenzojë 519,203 , kurse në mallra dhe shërbime 305,544 euro.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka gjithsej 141 punëtorë në paga dhe mëditje ata do ti shpenzojnë 756,746 , kurse në mallra dhe shërbime 306,054 euro.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka 153 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojnë 771,880 euro, kurse në mallra dhe shërbime 5,141,246 euro.
Ministria e Punëve të Brendshme ka fiks 9,845 punëtorë, në paga dhe mëditje ata do ti shpenzojnë 56,759,300 euro, derisa në mallra dhe shërbime 21,344,294 euro.
Ministria e Drejtësisë ka 2,031 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojnë 10,124,215 euro, kurse në mallra dhe shërbime 5,826,116 euro .
Ministria e Punëve të Jashtme ka 272 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzojnë 5,152,462 euro, kurse në mallra dhe shërbime 10,804,444 euro .
Ministria e Forcave së Sigurisë së Kosovës ka 2,824 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 15,510,415 euro, derisa në mallra dhe shërbime 8,663,343 euro.
Ministria për Integrime Evropiane ka 79 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 519,673 euro, kurse në mallra dhe shërbime 854,129 euro.
Ministria e Diasporës ka 66 punëtorë. Në paga dhe mëditje kjo ministri do ti shpenzojë 413,460 euro, kurse në mallra dhe shërbime 1,005,440 euro.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka 30 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzoj 179,859 euro, kurse në mallra dhe shërbime 127,306 euro.
Akademia e Shkencave dhe Arteve ka 55 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 624,017 euro, kurse në mallra dhe shërbime 430,000 euro.
Autoriteti i Rregullator i Telekomunikacionit ka 33 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 266,488 euro, kurse në mallra dhe shërbime 387,600 euro.
Agjencioni Antikorrupsion ka 40 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 293,709 euro, kurse në mallra dhe shërbime 172,356 euro.
Zyra Rregullative e Energjisë ka 33 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 455,656, derisa në mallra dhe shërbime 250,000 euro.
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka 21 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 153,413 euro, kurse në mallra dhe shërbime 134,510 euro.
Komisioni për Ndihme Juridike ka 22 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 127,455, kurse në mallra dhe shërbime 142,370 euro.
Universiteti i Prishtinës 2,190 ka punëtorë. Për paga dhe mëditje ka paraparë ti shpenzojë 19,803,075 euro, kurse për mallra dhe shërbime 3,330,862 euro.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka 61 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 859,439 euro, kurse në mallra dhe shërbime 582,302 euro.
Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka 23 punëtorë. Në paga dhe mëditje do të shpenzojë 159,056 euro, kurse në mallra dhe shërbime 82,727 euro.
Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3,000,000 euro. Kurse, në mallra dhe shërbime 890,000 euro.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vetëm 16 punëtorë. Por në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 77,718 euro, kurse në mallra dhe shërbime 81,000 euro.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka 20 punëtorë në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 160,184 euro, kurse në mallra dhe shërbime 99,602 euro.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka 25 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 165,007euro, kurse në mallra dhe shërbime 61,365 euro.
Prokurori i Shtetit ka 561 punëtorë. Për paga dhe mëditje ka paraparë ti shpenzojë 4,170,877 euro, kurse në mallra dhe shërbime 1,219,798 euro.
Zyra e Auditorit Gjeneral ka 140 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 1,305,453 euro, derisa për mallra dhe shërbime 620,000 euro.
Zyra Rregullative e Ujit dhe Mbeturinave ka fiks 19 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 164,450 euro, kurse në mallra dhe shërbime 156,519 euro.
Zyra Rregullative e Hekurudhave ka vetëm 17 punëtorë . Për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 161,353 euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 95,513 euro.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka gjithsej 27 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 462,600 euro, kurse në mallra dhe shërbime 274,330 euro.
Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve ka 79 punëtorë. Për paga dhe mëditje ka paraparë ti shpenzojë 615,801euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 473,763 euro.
Komisioni i Pavarur i Medieve ka 31 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 298,169 euro, kurse në mallra dhe shërbime 395,770 euro.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka85 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 502,820 euro, ndërkaq për mallra dhe shërbime 6,706,313 euro.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka 60 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 557,994 euro, kurse në mallra dhe shërbime 359,239 euro.
Instituti Gjyqësor i Kosovës ka vetëm 23 punëtorë . Në paga dhe mëditje ka vendosur ti shpenzojë 147,849 euro, derisa në mallra dhe shërbime 359,166 euro.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka fiks 1,995 punëtorë. Për paga dhe mëditje do ti shpenzojë 12,667,798 euro, kurse në mallra dhe shërbime ka paraparë ti qoj 4,285,694 euro.
Agjencioni Kosovar i Pronës ka 242 punëtorë. Në paga dhe mëditje do ti shpenzojë 957,233 euro, kurse në mallra dhe shërbime 635,028
Agjensioni Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka 20 punëtorë. Për paga dhe mëditje ka paraparë ti shpenzojë 160,000. Kurse në mallra dhe shërbime 150,000 euro. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori