Ministri i
Arsimit, Arsim Bajrami, ka urdhëruar Inspektoratin e
Arsimit për inspektim special të validitetit ligjor të diplomave të studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë.
Ky Fakultet ka
funksionuar në kuadër të
Universitetit të Prishtinë. Radio Kosova ka siguruar urdhëresën e Ministrit, ku thuhet se Inspektorati është i obliguar që deri më 20 mars 2015, të dorëzojë raportin zyrtar rreth gjendjes faktike.
Inspektorati i
Arsimit, sipas urdhëresës së Ministrit Arsim Bajrami, është i obliguar që jo me vonë se deri më 20 mars 2015, të dorëzojë një raport zyrtar, rreth gjendjes faktike për diplomat e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë, që ka
funksionuar në kuadër të
Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu të propozojë masat për mënjanimin e lëshimeve dhe parregullsive eventuale. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2015,
ora 09:46