Insiston Serbia, kërkon lirimin e Mitroviqit
Pëlqej
Oficeri për ndërlidhje i Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq ka vizituar sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, Podujevë, Bogdan Mitroviqin, të arrestuar para një jave në Suharekë me akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile në Sopijë të kësaj komune në vitin 1999.

Pas takimit, Paviçeviq i ka thënë Tanjugut se me Mitroviqin ka biseduar një orë, se ai është në gjendje relativisht të mirë të përgjithshme, edhe fizike edhe psikike dhe se ia ka përcjellë se Serbia fuqimisht qëndron prapa tij.

Ai ka apeluar tek organet e drejtësisë së Kosovës që ta hetojnë rastin sërish, pasi, sipas tij, nuk ka indikacione që ai të ketë bërë krime lufte, transmeton Koha.net.

Paviçeviq po ashtu ka apeluar tek EULEX që, siç ka thënë ai, ta mbrojë të drejtën e Mitroviqit.

Sipas Paviçeviqit, i vetmi faj i Mitroviqit, “është pse ai është serb”.

Ai ka shtuar se disa herë Kosovës i është bërë kërkesa që Mitroviqi të dërgohet në burgun e Mitrovicës.


Shtuar më 04/09/2017, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori