Injorohen certifikatat e shkollave profesionale
Nxënësit që kanë mësuar dhe përfundojnë shkollën e mesme teknike në Kosovë, nuk e kanë lehtë të gjejnë vend pune si pasojë e dokumentit që marrin pas kryerjes së shkollës teknike.



Sipas "Zerit" me Ligjin e Maturës kandidatëve që kryejnë provimin përfundimtar u lëshohet certifikatë, kurse kandidatëve të cilët e kanë dhënë provimin e maturës u jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk është e panjohur me këtë problem. Megjithëse deri më tash në këtë drejtim nuk është marrë ndonjë vendim për nxjerrjen e një diplome për shkollat e mesme teknike, e cila me inkuadrimin e provimit shtetëror të maturës në Kosovë tash e gjashtë vjet u ka dhënë mundësi maturantëve që kryejnë studimet në shkollat teknike të hyjnë në provim të maturës nëse duan të konkurrojnë në universitet. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori