VIDEO/ Tymi i zi mbulon autostradën, merr flakë makina në “Tiranë-Durrës”

Një makinë është përfshirë nga zjarri këtë të diel në autostradën Tiranë-Durrës.

Makina ka qenë në lëvizje momentin që ka shpërthyer zjarri. Për fat të mirë nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi shoferja ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi policisë

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/