Infektohet me koronavirus pjesëtari i policisë në Kosovë
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është infektuar me koronavirus.

Sipas raportimeve të RTK-së, pjesëtari i Policisë së Kosovës vije nga rajoni i Malishevës.

I njëjti dyshohet se përveç virusit, ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

Deri tani, në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 88, teksa një prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore.

Po ashtu, sipas konfirmimeve të deritanishme, një person është konfirmuar si i shëruar nga COVID-19.
Shtuar më 28/03/2020, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori