Infektohet me koronavirus mësuesi, shkollat e Malishevës zhvillojnë mësim online
Dy shkolla në Malishevë janë mbyllur dhe do të zhvillojnë mësim online për shkak se një mësues ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se mësuesi ka mbajtur mësim në dy shkolla.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla”, thuhet në njoftim.

“Rasti i ri është regjistruar në fshatin Damanek. Pas takimit të sotëm të Task-Forcës për arsim, në Komunën e Malishevës, është marrë vendim që shkolla në Damanek dhe shkolla e mesme profesionale në Kijevë, të kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit, deri në një vendim tjetër”.

Shtuar më 08/10/2020, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori