U plagos me thikë nga bashkëshorti, përkeqësohet gjendja e 38-vjeçares nga Korça, niset me helikopter drejt Tiranës

Gjendja shëndetësore e Marjola Myrtollarit, 38-vjeçares nga Korça që u plagos me thikë nga bashkëshorti, është përkeqësuar.

Myrtollari është nisur me helickopter drejt Tiranëes për mejkim  më të specializuar.

Që prej ngjarjes, ajo ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, ndërsa forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij./Albeu.com/