Në
veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë
konfirmuar pozitivë edhe pesë persona me COVID-19, ndërsa janë
shëruar katër persona.
Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviç, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës që u mbajt sot në
veri të Mitrovicës.
Ai tha se tre personat e
infektuar janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, ndërsa dy të infektuarit tjerë janë nga komuna e Leposaviçit dhe Zveçanit.
Sipas tij, në
veri të Kosovës deri tani janë
konfirmuar me COVID-19 gjithsej 102 persona, janë
shëruar 56, ndërsa kanë vdekur 8 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë persona të
infektuar, nga të cilët tre nga Mitrovica, dhe nga një person nga Zveçani dhe Leposaviqi. Katër persona janë
shëruar, derisa tek njëri pas ri-testimit sërish është
konfirmuar rezultati pozitiv. Deri dje janë testuar gjithsej 995 persona, nga të cilët kemi 102 të
infektuar, 56 të
shëruar dhe fatkeqësisht 8 persona kanë vdekur”, ka thënë Antonijeviç, raporton kp.
Ai apeloi tek qytetarët që në mënyrë rigororoze t’i përmbahen masave të rekomanduara, sidomos në prag të festave të majit, të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë, të mbajnë distancën, si dhe të bartin pajiset mbrojtëse.
Shtuar më 30/04/2020,
ora 13:28