Publikohet klipi zyrtar i këngës së Albinës dhe familjes Kelmendi, që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 (VIDEO)

Është publikuar klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi e cila do të përfaqesojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision 2023”.

“Duje” arriti të rrëmbente zemrat e publikut për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Edhe fabula në klipin zyrtar është ndërtuar mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes njëri-tjetrit.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.