Incidenti i Vokshit në Vërmicë, pezullohen 4 policët e kufirit
Pëlqej
Albana Vokshi
Mediat kosovare njoftojnë sot se incidenti mes policisë kufitare të Kosovës në pikën e Vërmicës më deputeten e PD-së Albana Vokshi i ka kushtuar vendin e punës katër policëve kufitarë. Dy ditë më parë Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka marrë vendimin që polici i pikës kufitare në Vërmicë Bujar Shala, të pezullohet nga detyra e tij.

Mediat Kosovare njoftojnë se pezullimi është bërë me vendim të këtij inspektorati por në të nuk përmenden fare arsyet dhe gjithashtu nuk tregohet afati se deri kur vlen ky pezullim. Gazeta kosovare Express thotë se ka kontaktuar me të afërm të policit, por vetë Shala nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me këtë rast.

Viktimë e këtij incidenti, i cili përfshiu edhe kryeministrat e dy shteteve nuk është vetëm polici Shala. Bashkë me të, nga burime jozyrtare mësohet se janë pezulluar edhe tre zyrtarë të tjerë të Policisë Kufitare.

Shtuar më 25/11/2010, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori