Incidenti i parë në zgjedhje, përleshje fizike në Graçanicë dhe dy arrestime në Kllokot
Pëlqej
Rrjeti i organizatave monitoruese, Demokracia në Veprim ka njoftuar se në në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar, raporton lajmi.net.

Një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.

Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e Gradanska Iniciativa për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori