Covid-19 në Shqipëri: Asnjë vdekje dhe 17 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 11 pacientë, ndërsa raste aktive nk të gjithë vendin janë 166.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

9 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnje, Memaliaj, Kuçovë.

Janë 166 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373

Testime totale 2,043,433
Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste Aktive 166
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër. 3

Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1


Shtuar 10.03.2023 21:35