E pengonte Rama, fotografi hipën mbi shkallë për të bërë foton familjare në OSBE

Ditën e djeshme Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së.

Konferenca u zhvillua në Vjenë dhe sigurisht që ngjarja historike për Shqipërinë u dokumentua me fotografi dhe video.

Por ndër momentet më “pikante” ishte kur kryeministri Edi Rama pozon për “foton familjare” pas momentit historik të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Në fotot e mëposhtme shihet fotografi, që ka hipur mbi një shkallë, për realizimin e perfekt të fotos pasi gjatësia e kryeministri Rama pengonte personat pas tij në rresht. /albeu.com/


Shtuar 10.01.2020 10:27